Parimet themelore në gazetarinë ekonomike
Më 17 dhe 18 dhjetor Instituti Riinvest, Liberal Alternative Institute - LAI dhe Albanian Enterprise Institute në kuadër të iniciativës rajonale për avancimin e gazetarisë ekonomike të mbështetur nga Economic Fundamentals Initiative mbajti në Durrës punëtorinë “Parimet themelore në gazetarinë ekonomike”.
Në këtë punëtori me karakter regjional, morën pjesë gazetarë nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Në kuadër të prgorami dyditor u mbajtën disa ligjërata për pjesëmarrësit nga ekspertë të fushës së gazetarisë dhe ekonomistë të shuqar lidhur me të dhënat ekonomike dhe përdorimin e drejtë të tyre në gazetari, të kuptuarit e koncepteve themelore ekonomike, mbulimin e ngjarjeve me interes ekonomik, dhe rolin e gazetarisë ekonomike në ekonomitë në tranzicion
Punëtoria është mirëpritur nga gazetarët pjesëmarrës duke pasur parasysh rëndësinë që mediat kanë në formësimin e opinionit publik sa i përket ngjarjeve nga fusha e ekonomisë.
Punëtoria është përmbyllur me ndarjen e certifikatave për gazetarët pjesëmarrës