

Punëtoria: Njohuritë ekonomike në gazetari

Këtë fundjavë që lamë pas, patëm kënaqësinë të organizojmë një punëtori dhe me ndikim që synon forcimin e gazetarisë ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Punëtoria mblodhi së bashku gazetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sesione për politikëbërjen ekonomike, median e lirë, analizën e të dhënave dhe mbrojtjen ligjore për gazetarët, u mbajtën nga ligjerues e ekspertë të fushës si Alban Hashani, Goran Rizaov, Visar Vokrri, Arbër Hitaj dhe Flutura Kusari.
Bashkëpunimi rajonal është një bazë e fortë për ndërtimin e kapaciteteve dhe nxitjen e përsosmërisë në gazetarinë ekonomike. Jemi të lumtur për entuziazmin dhe përkushtimin e treguar nga pjesëmarrësit dhe partnerët, dhe jemi të emocionuar të shohim se si këto përpjekje do të përkthehen në histori me ndikim që informojnë dhe fuqizojnë publikun.