Mbahet seminari për trajnimin e trajnerëve
Pilot Projekti ynë për trajnimin e mësimdhënësve është një projekt me ambicie të pakufishme: qëllimi i të cilit është zgjerimi dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies së ekonomisë në shkollat e mesme dhe ofrimi i një udhërrëfyesi për vendet që kërkojnë të rrisin standardet e tyre kombëtare të edukimit ekonomik dhe financiar.
Në muajin qershor në Pragë, mësimdhënës nga vendet tona pilot, Gjeorgjia, Kosova dhe Ukraina, morën pjesë në një seminar intensiv për trajnimin e trajnerëve për t’i pajisur ata me modulet e trajnimit që do të ofrojnë në vendet e tyre. Deri në fund të kësaj vere do të jenë trajnuar 210 mësimdhënësit e parë.
Ata do të kenë qasje të vazhdueshme në mentorim, webinare dhe mbështetje të tjera për zhvillimin profesional. Pas një jave me energji të lartë dhe atmosferë të ngrohtë socializimi, shprehim mirënjohet dhe falënderimet tona për trajnerët pjesëmarrës, për ekipin e projektit - Randall Filer i EFI, Joseph Calhoun dhe Tawni Hunt Ferrarini nga Universiteti Shtetëror i Floridës, dhe nga Kolegji Hunter - Gina Riley nga CUNY - si dhe patjetër për bashkëfinancuesin tonë bujar, Fondacionin Rising Tide.