Kreu
close
HomepageOur Stories
Kreu
What we do
Support us
KreuRrjetiLajmetBëjeni tuajin librin

Ja 5 fituesit e Olimpiadës së Ekonomiksit

Edi Vlusha
5.5.24

U mbyll me sukses Olimpiada e Ekonomiksit, një kompeticion që organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Universiteti Europian i Tiranës, në partneritet me Economic Fundamentals Initiative dhe UET Center.

Në finalen e 4 majit morën pjesë pesëdhjetë nxënës nga shkollat e mesme të Shqipërisë, të cilët u vlerësuan për njohuritë në fushën e #ekonomisë. Përzgjedhja kaloi në disa etapa.

Në fazën fillestare të rinjtë iu nënshtruan një testi me shkrim duke përdorur CleanScore, një platformë e mbështetur nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit The_AADF, i cili ishte gjithashtu sponsor i raundit kombëtar.

Prej tyrë u zgjodhën dhjetë #gjysmëfinalistë, të cilët përfituan një set librash.

Faza e dytë ishte testimi me gojë përballë një komisioni të nderuar. Pesë më të mirët e grupit u vlerësuan në fund me nga një tablet. Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në nivelin Ndërkombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Athinë, Greqi, gjatë muajit shtator.

Stay connected with our email newsletter

Sign up here