Kreu
KreuKreuRrjetiLajmetBëjeni tuajin librin

Te jesh teknologjik

Edi Vlusha
2.2.24

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ka shumë çështje që kërkojnë një vendimarrje të tillë të zgjedhjes mes jetës dhe vdekjes, por në shekullin e XXI, në epokën e transformit dixhital, Në këtë kuadër, UET Center me mbeshteje të Economic Fundamentals Initiative prezantuan numrin e ri të revistës Economicus 22, me temë qendrore zhvillimet teknologjike dhe impakti i tyre në ekonomi “Going Digital,- A do or die”.Pedagogë e studentë, kryesisht të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET sollën gjetjet e tyre shkencore në çështjet ekonomike dhe më gjerë.

“Është e domosdoshme që bizneset shqiptare të përdorin strategji dhe zgjidhje dixhitale, për të ndërtuar kapacitetet e përshtatshme për të përballuar ‘cunamin dixhital, i cili padyshim do të prekë dhe do të ndikojë në të ardhmen e afërt dhe të largët, pothuajse në çdo aspekt të biznesit të tyre, duke filluar nga zhvillimi i produktit, te menaxhimi i riskut, e deri te menaxhimi i burimeve njerëzore”, shkruan Prof. Asoc. Meka, i cili paralajmëron se nëse lihet pa mbikëqyrje ose e keqmenaxhuar, revolucioni dixhital do të kthehet në një armë shkatërrimi për biznesin. Për presidentin e UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, transformimi dixhital është një temë e gjerë, e cila impakton çdo celulë të shoqërisë njerëzore dhe jo vetëm komunitetin e biznesit. Duke iu referuar disa autorëve, Xhepa tha se progresi teknologjik ka rritur produktivitetin.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Ermela Kripa falënderoi të gjithë autorët, bashkëpunëtorët, pedagogët që kanë qenë përgjegjës dhe kryeredaktorë të revistës përgjatë 16 viteve të jetës së saj, ndërsa e cilësoi një gjetje interesante temën për këtë botim.

“Jetojmë në kohën më të çmendur të transformimit dixhital, të gjithë po e përjetojmë si periudhë dhe nuk mund të linim pa trajtuar kjo tematikë, pra zhvilimet tekonlogjike, dixhitalizimi, i cili prek çdo aspekt të jetës sonë, jo vetëm të individëve, por sidomos në botën e biznesit. Dixhitalizimi i kompanive ndikon në inovacion, në rritjen dhe mbështetjen e konkurrencës, të njësive ekonomike, qoftë në tregun kombëtar, por edhe në tregjet ndërkombëtare. Është një gjetje shumë interesante”, tha Kripa.