Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti

Projekte

Duke punuar ngushtë me partnerët tanë kombëtarë dhe duke dëgjuar audiencën tonë, EFI po zhvillon vazhdimisht aktivitetet e saj për të rritur ndikimin tonë në standardet e edukimit ekonomik dhe financiar.

“Ekonomiksi i mendimit praktik”

Sepse të gjithë duhet të flasin gjuhën e ekonomiksit

“Ekonomiksi i mendimit praktik” u botua për herë të parë në vitin 2005 dhe tani është në botimin e tij të tretë. Libri është shkruar nga ekonomistët akademikë si James Gwartney, Richard Stroup, Dwight Lee, Tawni Ferrarini dhe Joseph Calhoun, “Ekonomiksi i mendimit praktik” paraqet një hyrje koherente në bazat e ekonomisë së tregut.

Qëllimi i tij është t'i udhëzojë lexuesit që të bëjnë zgjedhje të mençura personale dhe politike bazuar në arsyetimin e shëndoshë të parimeve ekonomike.

I disponueshëm gjithashtu edhe në gjuhën angleze, armene, azerbajxhanase, gjeorgjiane, kazake, kirgistane, ruse, shqipe, ukrainase dhe uzbek.

Filloni të lexoni

Olimpiada e Ekonomiksit

Për hir të nxitjes së edukimit ekonomik dhe financiar të gjeneratës së ardhshme

Olimpiada e Ekonomiksit është një konkurs vjetor për nxënësit e shkollave të mesme i zhvilluar nga Instituti i Edukimit Ekonomik (INEV) në Republikën Çeke. Finalja ndërkombëtare e mbajtur në një nga vendet pjesëmarrëse, përbëhet në vetvete nga shumë raunde brenda shtetit. Shtetet pjesëmarrëse të EFI-së menaxhojnë dhe ofrojnë konkursin për studentët në shtetet e tyre.

Mëso më shumë

Biblioteka multimediale

Sepse të gjithë duhet të kuptojnë ekonomiksin e vendimmarrjeve të përditshme

Biblioteka multimediale e EFI-së është një thesar me video dhe artikuj të shkurtër që eksplorojnë bazat e ekonomisë. Katalogu është marrë nga organizata përkatëse dhe pa pagesë, duke na dhënë mundësi të investojmë në ofrimin e titrave e përkthimit dhe të sjellim përmbajtjen e mbështetësve tanë tek audienca të reja.

EKSPLORONI BIBLIOTEKËN

Doracak për mësimdhënes

Gjithçka që u duhet mësuesve për të sjellë në ambientet e klasës ekonominë praktike!

Paketa mësimore synon t'u japë mësuesve gjithçka që u nevojitet për të mësuar hyrjen në ekonomi për vitet e fundit të shkollës së mesme dhe studimet e hershme të nivelit baçelor. Bazuar në botimin e përshtatur sipas rajonit të "Ekonomiksit të mendimit praktik” nga EFI, paketa mësimore përfshin prezantime përmes slajdeve, udhëzime për instruktorët dhe probleme praktike, dhe tashmë mbi 500 studentë, në një nga shkollat e mesme publike kryesore të Gjeorgjisë, janë njohur me temën e ekonomiksit. Për të parë një shabllon të udhëzuesit dhe për të mësuar rreth planeve për përkthim dhe shpërndarje në shtetin tuaj, ju lutemi kontaktoni me partnerin tuaj kombëtar.

Mëso më shumë

Seminare mbi raportimin ekonomik

Ngritja e kapaciteteve për gazetarët

EFI-ia mbështet partnerët e saj kombëtarë për të ofruar mundësi zhvillimi profesional si për gazetarët praktikantë ashtu edhe për ata me përvojë. Duke shfrytëzuar ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, qëllimi i seminareve tona të raportimit ekonomik është të përcjellim teknika praktike për t'i bërë raportet ekonomike më të aksesueshme dhe më të lidhura me audiencë më të gjerë. Ambicia jonë është që këto aktivitete të nxisin mundësi më të mëdha të ndërveprimit të kolegëve dhe këshillimit për një profesion që ka një ndikim të tillë në opinionin publik.

Mëso më shumë

Na ndiqni

Ne jemi gjithmonë duke punuar në projekte të reja që janë me ndikim